Ballina Aktualitet Kasami jep kushtrimin për kulturë!

Kasami jep kushtrimin për kulturë!

Në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, kryetari i Lëvizjes BESA, Biall Kasami ka vizituar Shoqërinë Kulturore Artistike “Jahi Hasani” në fshatin Çegran. Në faqen e tij zyrtare në Facebook ai ka komentuar këtë vizitë dhe ka nënvizuar se kultura do jetë njëra nga prioritetet e qeverisjes së ardhshme:

“Në vazhdën e aktiviteteve, sot vizituam Shoqërinë Kulturore Artistike “Jahi Hasani” në fshatin Çegran, shoqëri kjo e lënë tërësisht pas dore nga institucionet përkatëse shtetërore të kulturës. Objekti ku realizohen aktivitetet e kësaj shoqërie, ishte në gjendje të mjerueshne, pa asnjë investim të vetëm, edhe pse sukseset e tyre si shoqatë janë të shumta, duke marrë çmime të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Artistët dhe shoqatat kulturore kanë një peshë shumë të madhe, sepse ata ruajnë dhe kultivojnë traditat tona kombëtare. Me ardhjen tonë në qeveri, do të përkushtohemi fuqishëm për të krijuar kushte më të mira për shoqërit kulturore dhe në veçanti, shoqërinë “Jahi Hasani” në Çegran.”

VIDEO bonus:
Loading...