Ballina Aktualitet Inspektorati i vuri drynin një restoranti në Tetovë, mbrëmë organizoi dasmë

Inspektorati i vuri drynin një restoranti në Tetovë, mbrëmë organizoi dasmë

Inspektorati i Tregut i ka vënë drynin një restoranti në qytetin e Tetovës, pasi mbrëmë është organizuar një dasmë.

Restoranti ka ndalesë për punë nga inspektorët deri në miratimin e protokollit për organizimin e dasmave.

Inspektorët kanë vendosur përshkrim për veprim në kundërshtim me protokollet shëndetësore gjatë pandemisë, ndërsa do të përgatitet edhe kallëzim adekuat.

Ky është objekti i tretë brenda disa ditëve që është mbyllur nga inspektorët, për shkak të mosrespektimit të masave gjatë pandemisë.

Inspektorati i Tregut tashmë ka paralajmëruar se në periudhën që vjen, deri në miratimin e protokolleve për punë, do t’i mbyllë të gjitha klubet e natës, por edhe objektet në të cilat organizohen festa./Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews