Ballina Shëndeti Koronavirusi Drejtori i Filharmonisë së Kosovës pas 40 ditësh shërohet nga koronavirusi

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës pas 40 ditësh shërohet nga koronavirusi

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, ka mposhtur koronavirusin pas 40 ditësh përballjeje me të.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, sopranoja Arta Jashari, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

Jashari vuan edhe nga sëmundje tjera shoqëruese si diabeti, tensioni i gjakut e madje ka të vendosura edhe 4 stenda.

Në postimin e saj Arta Jashari ka thënë se më në fund e përqafoi babain e saj pa veshje “kosmonauti”.

Kujtojmë se për shkak të gjendjes shëndetësore të Baki Jasharit, Filharmonia e Kosovës anuloi koncertin i cili ishtë planifikuar që të transmetohet online dhe si përmbajtje kishte vepra simfonime të marra nga motive të muzikës burimore shqipe.

Ky është postimi i plotë i Arta Jasharit:

@tn.lajmelokale
@tetovanews