Ballina Koronavirusi COVID-19: Një mutacion i koronavirusit me origjine kineze e ka shndërruar atë...

COVID-19: Një mutacion i koronavirusit me origjine kineze e ka shndërruar atë në një variant “europian” më të transmetueshëm, por ndoshta me pak të rrezikshëm

Nga Ethem Ruka

Sipas nje njoftimi te bere nga revista franceze Science et Avenir (Shkenca dhe e ardhmja) koronavirusi i origjines ka pesuar nje mutacion ne nje nga nukleotidet e tij, duke rritur aftesine infektuese por duke reduktuar simptomat, pra duke u bere me pak i rrezikshem.

Keto te dhena jane publikuar nga nje grup kerkuesish te Universitetit te Sheffildit dhe Laboratorit Kombetar te Los Alamos te Neë Meksikos.

Varianti i ri i virusit “europian”eshte quajtur D614G. Te pakten ne kushte laboratorike ai ka nje fuqi infektuese 3-6 here me te larte se varianti i origjines.

Rezultatet per sjelljen e ketij varianti viral jane paraprake dhe mbeten te konfirmohen nga studime te tjera.

Gjithesesi ky njoftim nuk perligj aspak largimin e vemendjes nga masat e rrepta per distancimin fizik, mbajtjen e maskes dhe pastrimin e dezinfektimi e duarve.

VIDEO bonus:
Loading...