Ballina Top Lajm ANALIZA: Shtimi i radikalizimit fetar midisi shqiptarëve të diasporës

ANALIZA: Shtimi i radikalizimit fetar midisi shqiptarëve të diasporës

Të lënë pasdore nga “vendlindjet” e tyre, disa shqiptarë të diasporës po vihen nën shënjestër për radikalizim fetar, teksa ata kërkojnë të lidhen dhe të përforcojnë një ndjenjë identiteti në shtetet birësuese ku nuk ndihen domosdoshmërish is në shtëpi.

Nga Ebi Spahiu

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, mijëra njerëz nga vende të ndryshme të botës i janë bashkuar konfliktit në përgjigje të thirrjeve në mbarë botën për të ndihmuar grupet e opozitës të rrëzojnë regjimin e Bashar al-Asad.

Njëri prej tyre ishte ISIS, një grup i ri që doli nga ish-krahu i Al-Kaedës, Jabhat Al-Nusra, dhe i cili u rrit për të rivalizuar organizatat e tjera islamike në Lindjen e Mesme duke shpallur një “shtet të ri” në territoret që kishte grupi në Siri dhe Irak, nën flamurin e Shtetit Islamik.

Më shumë se 1,000 qytetarë nga Ballkani Perëndimor iu bashkuan gjithashtu kësaj thirrje, duke siguruar luftëtarë aktivë dhe familjet e tyre për të ndërtuar një kalifat sipas ligjit të Sheriatit dhe kontroll të Shtetit Islamik.

Edhe pse Ballkani Perëndimor nuk ishte rajoni i vetëm nga i cili njerëz shkuan për t’iu bashkuar ISIS-it, çështja mori vëmendje të konsiderueshme për shkak të pranisë së popullsive autoktone indigjene myslimane në të gjithë rajonin, të cilët, gjatë dekadave të fundit, kanë rënë nën ndikimin e ideologjive Salafi dhe Uahabi me origjinë kryesisht në vendet e Gjirit me oferta për mbështetje fitimprurëse për grupet lokale dhe fondacionet fetare.

Brenda pak viteve, ISIS pësoi disfata serioze dhe humbje territoriale, duke vënë në dyshim nivelin e kërcënimit që ai vazhdon të paraqesë në skenën botërore.

Rajoni i Ballkanit dhe pjesët e tjera të Europës vazhdojnë të debatojnë për qasjet dhe metodat për të parandaluar rekrutimin në të ardhme, sulmet e mundshme terroriste dhe mundësinë e rehabilitimit dhe ri-integrimit të familjeve dhe ish-luftëtarëve që kthehen nga zonat e konfliktit.

Literatura dhe hulumtimet e realizuara në lidhje me këtë çështje kanë rrëmuar në disa nga këto pyetje, por ka akoma mosdakordime mbi prerogativat që i bëjnë grupet terroriste të suksesshme në joshjen e ndjekësve të cilët janë të gatshëm dhe të përkushtuar për të kryer vepra të dhunshme në emër të ideologjive fetare ose politike.

Në Ballkanin Perëndimor, hulumtimet sugjerojnë se kushtet socio-ekonomike dhe nivelet e arsimit kontribuojnë në ndjeshmërinë e një komuniteti ose të një individi ndaj radikalizmit, por kjo prerogativë vazhdon të diskutohet gjerësisht pasi profilet individuale të anëtarëve të grupeve militante ofrojnë detaje të një demografie më të gjerë.

Ky projekt hulumtues vëzhgon manifestime të radikalizmit fetar midis komuniteteve etnike shqiptare në diasporë dhe lidhje të mundshme me manifestimet e fundit të fenomenit në Ballkanin Perëndimor.

Feja sfidon nacionalizmin si unifikuese

Ideja e projektit erdhi nga shtimi i indikacioneve se ndikimet fetare dhe narrativat e përdorura për të tërhequr ndjekës në organizatat militante që operojnë në Lindjen e Mesme po ndikonin në mënyrë të ngjashme në komunitetet e diasporës në Europë.

Autori zgjodhi të studionte komunitetin etnik shqiptar në diasporë për shkak të qëndrimit të tij unik dhe tipareve historike, por edhe sepse – siç konstaton ky studim – radikalizimi fetar është një fenomen i shfaqur kohët e fundit për diasporën etnike shqiptare që jeton në Europë që kërkon më shumë vëmendje nga ekspertë të fushës.

Prandaj, hulumtimi synon të gjejë manifestime të fenomenit në komunitetet lokale, vende kongregacioni, nivele ndikimi dhe llojin e reagimeve që komunitetet lokale kanë treguar ndaj këtyre sfidave.

Hulumtimet dhe intervistat në terren, përfshirë edhe me drejtues të komuniteteve në Itali, Zvicër dhe Gjermani, tregojnë se kongregacione fetare ofrojnë mundësi që anëtarët etnikë shqiptarë të diasporës të takohen dhe të ofrojnë kapital të rëndësishëm shoqëror përballë rritjes së margjinalizimit kulturor dhe retorikës së krahut të djathtë që vë në shënjestër shtetasit nga Ballkani Perëndimor.

Disa nga këto kongregacione janë të ndjeshme ndaj radikalizmit. Nga vëzhgimet fillestare, ky studim zbulon se çështjet e identitetit shfrytëzohen për të rritur ndikimin dhe për të fituar mbështetje.

Shumë kongregacione fetare kanë krijuar rrjete të gjera për ruajtjen e lidhjeve kulturore dhe identitare dhe, në mungesë të mjeteve të tjera, kjo është tepër e rëndësishme për shumë shqiptarë që kërkojnë të vazhdojnë të ruajnë identitetin e tyre.

Nacionalizmi mbetet një element më i rëndësishëm për unifikimin e komuniteteve etnike shqiptare në diasporë, por ideologjia fetare konsiderohet gjithnjë e më shumë se po mbivendoset dhe po krijon narrativa politike të diskutueshme dhe hapësirë ​​për angazhim.

Komuniteti shqiptar i diasporës ka përvojë të kaluar të kufizuar përsa i takon radikalizimit fetar dhe ekspertët sugjerojnë se fondet që vijnë nga vendet e Gjirit po synojnë në mënyrë të ngjashme shamitë shqiptare për të importuar më shumë predikues të islamizmit jo vetëm në rajon, por edhe përtej kufijve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, komunitetet fetare ofrojnë një mundësi për të bashkuar shqiptarët etnikë që e gjejnë veten larg shtëpisë dhe që përpiqen të integrohen në shoqëritë e tyre pritëse, veçanërisht të gjendur përballë një ambienti armiqësor pas ngritjes së grupeve të krahut të djathtë në Europë.

Pavarësisht sfidave me të cilat përballet diaspora dhe potencialit që ata mund t’i ofrojnë vendeve të lindjes, komunitetet e diasporës i kritikojnë qeveritë e vendeve të tyre për mos ofrim të mundësive për të marrë pjesë në zhvillimet shoqërore dhe politike në vend.

Ky artikull është bazuar në studimin “Radikalizimi Fetar në Diasporën Shqiptare”.

Ky artikull është realizuar si pjesë e Nismës Resonant Voices në BE-, financuar nga Fondi i Sigurisë së Brendshme i Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësia e vetme e BIRN. Komisioni Europian nuk pranon ndonjë përgjegjësi për mënyrën si mund të përdoret infromacioni që ai përmban.

@tn.lajmelokale
@tetovanews