Ballina Aktualitet 6 viktima dhe 136 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e...

6 viktima dhe 136 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

136 të infektuar me virus korona janë regjistruar në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve, në 8111. Shpërndarja e rasteve të reja është në 20 qytete, nga të cilat Shkupi, Shtipi, Gostivari dhe Tetova regjistrojnë numër dyshifror. Shkalla e infektimit është 14%. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë bërë 77.160 testime.

Shkup- 46 raste
Shtip-14 raste
Gostivar – 13 raste
Tetovë- 12 raste

6 persona kanë humbur jetën, dy prej të cilëve nga Shkupi, dy nga Struga, një nga Kumanova dhe një nga Gostivari. Mosha e viktimave është nga 42 deri 80 vjeç. Që nga fillimi i pandemisë 382 persona kanë humbur jetën nga virusi korona. Vendi përsëri regjistron shifra pozitive sa u përket të shëruarve. 123 persona janë shtuar në listën e atyre që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i të shëruarve është për 677 më i lartë se numri i rasteve aktive, respektivisht 4203 kundrejt 3526.

Në Klinikën Infektive të shtruar janë 87 pacientë, nga të cilët 55 në oksigjenoterapi. Ndërsa nga 95 pacientët e shtrirë në spitalin “ 8 Shtatori”, katër janë në aparat për frymëmarrje. Numri i pacientëve që marrin kujdes mjekësor nëpër spitalet e vendit është mbi 450./alsat

VIDEO bonus:
Loading...