Ballina Aktualitet 6 viktima, 128 raste të reja me Kovid-19 dhe 137 të shëruar...

6 viktima, 128 raste të reja me Kovid-19 dhe 137 të shëruar në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1025 tampone, ndërkohë që janë regjistruar 128 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 dhe atë: 52 në Shkup, 6 në Kumanovë, 29 në Shtip, 2 në Prilep, 6 në Tetovë, 2 në Manastir, 10 në Kavadar, 13 në Gostivar, 1 në Koçanë, 1 në Probishtip, 3 në Makedonski Brod, 2 në Vinicë, 1 në Sveti Nikollë. Kanë ndërruar jetë 6 pacientë, katër nga Shkupi, të moshës 82,48,82 dhe 60 vjeç, një pacient nga Kërçova i moshës 52 vjeçare dhe një nga Struga i moshës 75 vjeçe.

Instituti i shëndetit Publik ka regjistruar edhe 137 pacientë të shëruar dhe atë: 108 janë nga Shkupi, Kumanova-2, Prilepi-1, 11 nga Tetova, Velesi-1, Manastiri-3, Gostivar-2, Koçanë-2, Kërçovë-2 dhe Resnjë-5.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut arrin shifrën prej 10.123, numri i të shëruarve arrin në 5.564 ndërsa i pacientëve që kanë humbur bet*ejën me Kovid-19 është 466. Për momentin numri i rasteve aktive është 4.183.

@tn.lajmelokale
@tetovanews