Ballina Aktualitet 129 të infektuar, 6 viktima dhe 109 të shëruar nga Kovid-19 në...

129 të infektuar, 6 viktima dhe 109 të shëruar nga Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut

Virusi Korona sot mori jetën edhe të 6 pacientëve, 5 nga Shkupi dhe 1 nga Struga me çka numri i viktimave me Covid-19 ka arritur në 451. Gjithashtu, është regjistruar numër i madh i të prekurve sot. Nga 1535 tamponet e bëra në 24 orët e fundit, pozitiv me këtë virus janë diagnostikuar 129 pacientë:

Shkup 45
Shtip 25
Kumanovë 7
Nga 9 në Tetovë dhe Gostivar

Nga 6 në Kërçovë, Manastir
5 në Strugë 5 dhe 4 në Prilep
Nga 3 në Ohër, Koçan, Sveti Nikollë
Nga 1 në Dibër, Kavadar, Demir Hisar, Dellçevë

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë sot janë shëruar 109 pacientë, duke arritur në 5254 shifra e qytetarëve, të cilët ia kanë dal mbanë. Që nga shpërthimi i pandemisë e deri më sot numri i të prekurve me CoVid-19 ka arritur në 9797. Aktualisht, 4092 raste janë aktive në gjithë vendin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews