Ballina Shëndeti Koronavirusi 103-vjeçari nga Pakistani i mbijeton koronavirusit

103-vjeçari nga Pakistani i mbijeton koronavirusit

Një 103-vjeçar në Pakistan është rikuperuar nga Covid-19 dhe është bërë një ndër të mbijetuarit me moshë të madhe në botë që i mbijetoi sëmundjes. Aziz Abdul Alim, banor i një fshati në rajonin malor verior të Sitral, u largua javën e kaluar nga urgjenca e një qendër mjekësore pasi u diagnostikua me koronavirus në fillim të korrikut.

“Ne ishim të shqetësuar për të duke pasur parasysh moshën e tij, por ai nuk ishte aspak i shqetësuar”,- tha djali i 103-vjeçarit, Sohail Ahmed për Reuters, në një lidhje telefonike. Ahmed – tha se babai iu kishte rrëfyer se kishte kaluar më shumë gjera se sa koronavirusi.

Alim gjithashtu kishte nevojë për mbështetje morale dhe psikologjike gjatë karantinës dhe trajtimit të tij, i tha Reuters doktor Sardar Naëaz. Pakistani ka regjistruar më shumë se 270,000 raste me koronavirus dhe 5,763 vd*ekje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews