Ballina Opinione “Zoti të pastron shpirtin dhe lekun”

“Zoti të pastron shpirtin dhe lekun”

Nga Marsela Filja

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur kryeministri Edi Rama e tha vetë i pari me preteksin e pandemisë që do jepte amnisti për pasuri të pa deklaruara e më pas erdhi dhe vendimi nga Këshilli i Ministrave. Të shumta ishin dyshimet se kjo ka qenë një nga marrëveshjet e fshehta e palëve politike si kusht për zgjedhjet e ardhshme. Po a është vërtet në interes të politikanëve?

Kush ka interes?

Prej pandemisë në vend ndaloi aktivitetin pothuajse çdo gjë, çdo biznes. Kjo bëri që të ulet qarkullimi i parasë dhe si rrjedhojë të priten më pak fatura, shteti të mar më pak TVSH-në e me rradhë çdo veprim tjetër zinxhir. Madje u kustatua rritje rekort e xhirimit të parasë kesh. Shteti nuk arkëton dhe rrezikon krizën ekonomike. Normalisht një biznes i pastër nuk ka çfarë paraje të padeklaruar të filtroi me këtë vendim. Vetëm bizneset e dyshimta, ato që kanë lidhje të ngushta me krimin e organizuar kanë interes. Ato janë krijuar enkas si fabrika pastrimi parash dhe pandemia i detyroj që të ndalojnë dhe ato. Krimi i organizuar ka nevojë që fabrikat e tyre të pastimit të parave të jenë aktive gjithë kohës që paraja e pisët të futet në Shqipëri, të pastrohet e më pas të dal prapë jashtë vendi.

Si pastrohet leku?

Le të marrim një shembull. Të supozojmë se krimi i organizuar ka arritur të zotëroi një spital privat. Ky lloj biznesi mund të sjellë pastrim paraje me shuma të mëdha.

Në shqipëri lulëzon informaliteti ekonomik dhe kjo e bën një parajsë për pastrimin e parasë. Nëpërmjet spitalit çdo muaj mund të priten fatura të rregullta për shtetin por që pagesat të jenë kesh e jo nëpërmjet llogarive bankare. Në spital nuk priten vetëm fatura për vizita 50 euroshe, por fatura ndërhyrjesh nga më komplekset ku dhe çmimet janë shumë të larta që i kalojnë pa problem 10 mijë euro. Dhe çdo ditë, një më pak, një më shumë në fund të muajt mund të pastroi një minimale prej 200 000 euro në muaj. Dhe ja ku automatikisht paraja informale u deklarua dhe u pastrua. Krimi pastron lekun, shteti është i lumtur se merr TVSH-në e faturave dhe mbush financat. Kështu të gjithë janë të lumtur.

Spitali vazhdimisht ka nevojë për investime, për blerje paisjesh dhe materialesh. Një mënyrë shumë e mirë është blerja e paisjeve shumë të shtrenjta si skaner apo pajisje të tjera për ndërhyrje kirurgjikale. Këto pajisje blihen jashtë vendit. Spitali kontakton me kompani të cilat i tregtojnë këto pajisje qofshin të reja apo të përdorura. Këto kompani të huaja zakonisht krijohen nga vetë krimi i organizuar shqiptar për ti shitur një diçka vetes e kështu pa rënë në sy, ato qarkullojnë lekun e pastruar jashtë vendit. Pra me pak fjalë Shqipëria është parajsa perfekte e parasë së pisët që vjen tranzit dhe del e pastruar.

Përse mora si shembull një spital privat? Duhet të kuptoni që po ta analizoni kjo nuk është një fantazi ekstreme, por diçka që po ndodh dhe në momentin e leximit të këtij shkrimi.

Më 15/12/2016 Elvis Naçi ish Drejtor i Ligjërimit Islam dhe Imam në Tiranë regjistrohet si person juridik për fondacionin “FIRDEUS”. Deri atëherë ky person nuk njihej shumë përveç disa videove në Youtube ku predikonte nëpër xhami dhe shpesh herë thoshte broçkulla siç ka qenë dhe rasti kur thoshte që burri ka të drejtë të shkoj me femër tjetër nëse gruaja e vetë nuk e mban veten. Apo Burri ka të drejtë të shkojë me femër tjetër nëse gruaja e vetë është shtatëzanë. E kështu mund të vazhdoj pafund sepse ka me të vërtetë shumë, por ne na intereson fondacioni.

Pak më vonë fillon me realizimin e emisionit social “Shqiptarët për Shqiptarët”, ku si qëllim ka të ndihmoi familjet e varfëra në Shqipëri. Dikë me ushqime, dikë duke i restauruar shtëpinë e dikë duke e sponsorizuar për mjekimet e ndonjë sëmundje të rëndë.

Shumë shpejt imami që deri dje shfaqej karagjoz me thëniet e veta filloi të fitoi zemrat e shqipëtarëve me bujarinë e tij dhe të fondacionit të tij.

Realizimi i emisionit social kryhej plotësisht me fondet e fondacionit “FIRDEUS” ku dhe stafi realizues ishte i tij personal. Më pas po me fondet e fondacionit blihej koha e transmetimit në televizionin “News24” ku vazhdon edhe sot. Çdo gjë nga krijimi i emisionit social do jetë fushë me lule për Elvis Naçin dhe fondacionin e tij. Biznesmenë dhe njerëz të thjeshtë do fillonin të derdhin shuma të mëdha për fondacionin e tij, por kujdes. Të gjitha dhurime të padeklaruara. Asnjë faturë ku deklarohet shuma dhe dhuruesi i shumës. Kjo solli shumë pikëpyetje dhe reagime tek gazetarët dhe tek njerëzit e thjeshtë. Por që të na mbyllet goja të gjithëve në një seri të emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” Elvis Naçi fton dhe vetë kryeministrin e vendit, Edi Ramën. Kjo ftesë krijoi bindjen virtuale se ky imam i ka gjërat në rregull dhe me shtetin e jo vetëm me zotin.

Pas pagëzimit të kryeministrit Elvis Naçi nuk vonoi dhe më datë 07/11/2019 nëpërmjet fondacionit “FIRDEUS” blen për 350 000 euro Spitalin Continental. Një shumë qesharake kjo duke llogaritur truallin plus ndërtesë plus pajisjet që zotëron ky biznes. Dyshimet shtohen dhe më shumë kur merret vesh që ky spital nuk i ishte shitur një ofruesi tjetër me shumë më të madhe nga ç’ishte ofruar nga imami “superstar”.

Të bësh një investim të tillë jashtë vendit do kalosh mirë në sitën e qeverive, por në vendin tonë çdo gjë shkon vaj. Asnjëherë qeveria nuk ngriti dyshimet se nga i ka gjetur paratë imami “superstar” dhe që tani zotëron një biznes VIP. Vetë Elvis Naçi e justifikoi blerjen me kurimin falas të 5000 jetimëve.

Nga krijmi i fondacionit Elvis Naçit ju deshën 2 vjet e 11 muaj që nga një imam qesharak të shdërrohet në pronar biznesi të madh dhe një figurë publike superstar.

Fondacioni “FIRDEUS” për më tepër që në themelim kishte shumë gjëra që të bëjnë të dyshosh për seriozitetin në qëllimet që pretendohet të kryhej. Pasi pjestarët e këti fondacioni janë të gjithë familjarë të Elvis Naçit. vëllai, gruaja, nipi, baxhanaku etj. Kjo është aspak serioze dhe hedh dyshime të mëdha në shfrytëzimin real të fondacionit “FIRDEUS”.

Nuk mjafton me kaq, Elvis Naçi është takuar gjithashtu me kryeministrin Edi Rama edhe për çështjen e tërmetit nga ku fondacioni i vet mund të marri fonde nga shteti këtë rradhë për të ndihmuar familjet që kanë mbetur pa banesa.Te jetë ky vallë momenti ku e shohim imamin “superstar” edhe si biznesmen ndërtimi?!

E vërteta e Elvis Naçit është që edhe ky është marioneta e rradhës që përdoret nga krimi i organizuar që prej të paktën nga viti 2016 na dëshmon që dhe feja nuk na përket më neve por botës së krimit. Dhe duhet të saktësojmë se kur themi krim i organizuar nuk e kam fjalën për atë kriminelin që vret me armë kriminelin tjetër e që ne e marrim vesh të shokuar në lajme. Krimi i organizuar është më kompleks dhe më i zgjuar. Është ai lloj krimi që na vret çdo ditë nga pak ekonomikisht, politikisht dhe nga pikëpamja sociale. Është vetë shteti sepse njerëzit e botës së krimit të organizuar janë në shtet prej 3 dekadash tashmë.

Ne sot nuk zotërojmë më asgjë tonën. Nëse je i sëmurë nuk shkon dot të mjekohesh në shtet sepse pavarsisht se je taksapagues spitali shtetëror nuk disponon pajisjet e shtrenjta që mund të kurohesh. Atëherë do shkosh tek spitali i Elvis Naçit që të të shëroji fizikisht e nëse kjo nuk mjafton do shkosh dhe në xhamine e Elvis Naçit që të të pastroj dhe shpirtin. Sepse Elvis Naçi është imami “superstar” që i bën të gjitha, doktorin, biznesmenin, regjizorin, humanistin, imamin dhe lavatriçen e parave të pista.

“Zoti na ruajt”.

VIDEO bonus:
Loading...