Ballina Bota Zbulohet vatra e madhe e koronavirusit në Gjermani, qindra të infektuar në...

Zbulohet vatra e madhe e koronavirusit në Gjermani, qindra të infektuar në një thertore

Autoritetet gjermane kanë zyrtarizuar zbulimin e një vatre të madhe me të infektuar prej koronavirusit. Bëhet fjalë për një impiant përpunimi të mishit, praktikisht një thertore gjigante që ndodhet në rajonin e Vesfalisë.

Në ambientet e industrisë, ku zakonisht punojnë mbi 6 mijë punonjës, u gjetën pas testimeve të paktën 400 raste pozitive me COVID-19.

Ndërkohë ka korrur sukses iniciativa e aplikacionit Corona Warn, që mundëson identifikimin e rasteve, që sipas shoqërisë që e ka projektuar është shkarkuar rreth 6.5 milionë herë në Gjermani.

Gjermania numëron rreth 190 mijë të prekur nga pandemia, me 8840 viktima.

@tn.lajmelokale
@tetovanews