Ballina Aktualitet Zaev: Zekiri u infektua me koronavirus në iftar tek vëllai i tij

Zaev: Zekiri u infektua me koronavirus në iftar tek vëllai i tij

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev mes tjerash në konferencën e sotme për shtyp komentoi edhe infektimin me koronavirus të anëtarëve të LSDM-së. Ai tha se si parti kanë respektuar plotësisht masat mbrojtëse, por që infektimet kanë ndodhur si pasojë e lëshimeve personale që kanë bërë anëtarët e partisë.

“LSDM-ja është parti e madhe me mbi 120 mijë anëtarë,aktivistë, përkrahës gjithandej. Masat mbrojtëse janë respektuar plotësisht, vetë numri i vetëm dy të infektuarve tregon se sado që respektojmë masat, virsui është realiteti ynë dhe ekziston, duhet maksimalisht të respektojmë masat. Në këta dy raste nuk kemi respektuar masat para se të gjitha si njerëz. Zv/kreytari ynë Muhamed Zekiri është infektuar në iftar tek vëëlai i tij, kunata nga familja e saj… nuk kemi respektuar masat mjaftueshëm. Shoh që intensiteti nga ajo çfarë më është thënë nga ministri Venko Filipçe…mbrëmë kam folur, tek Sanja Llukarevska është zbutur mënyra e transmetimit, nuk është e njejtë sikur se është indikative tek Muhamed Zekiri, do ta shpjegojë ministri i Shëndetësisë”, tha Zaev.

VIDEO bonus:
Loading...