Ballina Aktualitet Shqipëri Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë babai i gazetarit Sokol...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë babai i gazetarit Sokol Balla

Babai i gazetarit Sokol Balla ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Lulzim Balla, i cili ka punuar 43-vjet si kameraman në Televizionin Shqiptar (TVSH) ndërroi jetë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe gazetari Sokol Balla, i cili thotë se ndarja me të atin ka qenë e dhimbshme.

“Ndarja me babain, e dhimbshme dhe e qetë. Faleminderit për atë që bëri për mua. Nëse mendoni se kam diçka të mirë, ju siguroj e kam prej tij. Sa për vizitat: Është kohë pandemie. Jam i sigurt që Lul Balla do jetë në lutjet tuaja në distancë. Të gjallët takohen edhe më vonë. Të ruajmë distancën fizike, rëndësi ka afërsia shpirtërore”, shkruan Sokol Balla në mesazhin e tij.

@tn.lajmelokale
@tetovanews