Ballina Kronika Vihen pas hekurave pesë burra nga Gradeci i Gostivarit

Vihen pas hekurave pesë burra nga Gradeci i Gostivarit

Dje (1 qershor) rreth orës 10.00, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë-Depratamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar, i kanë privuar nga liria H.Z.(38), H.A.(39), J.A.(19), R.A.(34) dhe N.Z.(19) të gjithë nga Gradeci i Gostivarit, për shkak të dyshimit se kanë qenë të involvuar në ,,prerje e paligjshme drunjve (shpyllëzim)” denoncuar më datë 30-maj të këtij viti në rajonin e Njësisë policore Gallatë.

Personat në fjalë janë mbajtur në Stacionin policor në Gostivar dhe kundër tyre do të përgatitet parashtresë adekuate.

@tn.lajmelokale
@tetovanews