Ballina Top Lajm (Video) Tronditet Durrësi/ 2,5 kg eksploziv C4 për shembjen e pallatit të...

(Video) Tronditet Durrësi/ 2,5 kg eksploziv C4 për shembjen e pallatit të Vipave

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot një pallat 6 katësh në Durrës. Për këtë operacion janë hapur 300 vrima në trupin e objektit dhe u përdoren 2.5 kilograme lëndë eksplozive c4.

Sipas IKMT-së, objekti, pas ekspertizës, ka rezultuar me dëmtime të shumta pas tërmetit të nëntorit të kaluar. Nga mosmarrja e masave prej banorëve (lënia hapur e dritareve) u dëmtuan disa xhama në një prej pallateve, që ndodhej shumë pranë objektit të prishur. IKMT vazhdon me intensitet të lartë, prishjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti, për të hapur rrugë ndërtimit të objekteve të reja për qytetarët.

Pallati gjashtëkatësh ndodhet në qendër të Durrësit dhe cilësohet si pallati i Vipave, pasi në rrugën kryesore të shëtitores të bulvardit Dyrrah kanë jetuar këngetarja Parashqevi Simaku dhe shumë artistë dhe muzikantë të qytetit.

Shembja ndërkaq ka shkaktuar re të forta pluhuri dhe se banorët janë ankuar se kjo i shkaktuar probleme jo të vogla, si në apartamente dhe në bizneset përreth.

@tn.lajmelokale
@tetovanews