Ballina Aktualitet Vetëvendosje, reagim të ashpër: Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë cënon...

Vetëvendosje, reagim të ashpër: Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë cënon integritetin

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për vendimin e qeverisë që të lejohet mbajtja e  zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë.

Vetëvendosje e cilëson këtë vendim si cënim të integritetit dhe sovranitetit shtetëror.

“Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë duke e trajtuar Kosovën efektivisht si pjesë të saj, është cënim i integritetit dhe sovranitetit shtetëror. Serbët e Kosovës me 21 qershor nuk do të votojnë si votues jashtë vendit me shtetësi të dyfishtë duke votuar përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, por si shtetas brenda Serbisë dhe në qendra të votimit të hapura nga autoritet serbe nëpër komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin VV.

Më tej theksohet se: “Me lejimin e këtyre zgjedhjeve, po përligjen dhe legjitimohen pretendimet e Serbisë. Pas heqjes së masave të reciprocitetit dhe heqjes dorë nga anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, kjo Qeveri brenda pak ditësh ka dorëzuar gjithçka që ka të bëjë me mbrojtjen e interesave shtetërore dhe integritetin e shtetit të Kosovës.”
@tn.lajmelokale
@tetovanews