Ballina Kronika Tronditet Zvicra, vjehrri shqiptar vret nusen 24-vjeçare

Tronditet Zvicra, vjehrri shqiptar vret nusen 24-vjeçare

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur të shtunën në qytetin Pratteln të Kantonit Baselland, në Zvicër.

Autori është një 56-vjeçar nga Kosova, i cili ka vrarë nusen 24-vjeçare të djalit të tij.

Mediat në Zvicër raportojnë se ai jetonte në një banesë me djalin 27-vjeçar, nusen e djalit dhe nipin 4-vjeçar.

Më pas familja e re ishte zhvendosur në një banesë afër prindërve, ndërsa gjyshja vazhdonte të kujdesej për nipin.

Është e paqartë se përse ai e ka vrarë nusen e re. Ndërsa dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur gjatë një përleshje pasi 56-vjeçari kishte plagë në dorë.

Nuk përjashtohet mundësia që konflikti të jetë thelluar pasi djali i autorit kishte planifikuar pak kohë më parë divorcin dhe kishte marrë një avokat fshehtazi.

VIDEO bonus:
Loading...