Ballina Kronika Tragjike: Mjekët i thanë të mos shqetësohej, 26 vjecarja vdes nga nishani...

Tragjike: Mjekët i thanë të mos shqetësohej, 26 vjecarja vdes nga nishani në kurriz!

Ishte një nishan, i cili e shqetësonte shumë nënën e dy fëmijëve, Zoe Panayi. Për këtë arsye britanikja 26 vjecare kishte kërkuar dy herë këshillën e mjekëve, të cilët e kishin kthyer mbrapsht në shtëpi me argumentin se nuk kishte asgjë për t`u bere merak.

Për më tepër, i kishin thënë se duhet ta hiqte nishanin me një ndërhyrje kozmetike, duke e siguruar se nuk kishte për cfarë të shqetësohej.

E ëma thotë se e kishin raportuar dy here nishanin tek mjekët sepse kishte ndryshuar pamje, por ata e ishin bërë të ndihej sikur po iu humbiste kohën kot.

Në fakt, nishani ishte malinj dhe kanceri nisi të përhapej.

26 vjecarja, që punonte si asistente radiologjie në spitalin St Mary’s Hospital, përshkruhet si një nënë e përkushtuar, e cila e donte punën e saj, por nuk i linte kurrë pas dore fëmijët.

E ëma po përgatitet t`i hedhë në gjyq mjekët e përfshirë dhe klinikën ku u bë ndërhyrja.

@tn.lajmelokale
@tetovanews