Ballina Aktualitet Thaçi: Ali Ahmeti ka sjellë në Maqedoni kriminelë nga Kosova për të...

Thaçi: Ali Ahmeti ka sjellë në Maqedoni kriminelë nga Kosova për të “masakruar” zgjedhjet (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi ka qenë i ftuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Thaçi thotë se shumë njerëz nga Kosova janë dënuar edhe në Kosovë edhe në Maqedoni për dhunim të proceseve zgjedhore në Maqedoni.

“Njerëzit e Ali Ahmetit jo që kanë terrorizuar Maqedoninë me kriminelë vendas por kanë sjellë kriminel të dorës së parë edhe nga Kosova. Ata kanë masakruar procesin zgjedhor në Maqedoni”, tha ai.

I pari i PDSH-së thotë se ka ndihmuar drejtpërdrejt luftën e Kosovës.

“Unë nuk bëj pjesë të kameramanët e luftës së Kosovës, jam pjesëmarrës i drejtpërdrejt i luftës së Kosovë”.

Thaçi thotë se konflikti në Kumanovë u orkestrua nga Ali Ahmeti dhe sipas tij njerëzit e “Grupit të Komunëvës” janë komandantët e zonave të luftës së vitit 2001.

“Ata janë njerëz që e kanë sjellë në pushtet Ali Ahmetin”, tha ndër të tjera Menduh Thaçi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews