Ballina Bota Tensioni Indi-Kinë nuk shuhet, fillon bojkoti i produkteve kineze, ndalohet TikTok

Tensioni Indi-Kinë nuk shuhet, fillon bojkoti i produkteve kineze, ndalohet TikTok

Vijon tensioni midis Indisë dhe Kinës, pas përballjes në kufi ku kanë humbur jetën të paktën 20 ushtarë indianë.

Opinioni publik indian ka reaguar ashpër, dhe në New Delhi është krijuar një klimë anti-kineze  e theksuar. Për të qetësuar opinionin, qeveria e kryeministrit Modi ka vendosur të mbyllë pjesën më të madhe të aplikacioneve kineze, përfshirë këtu një nga më të suksesshmet në vitet e fundit, Tik Tok.

Bëhet fjalë në total për 59 aplikacione, që sipas Indisë “cenojnë sigurinë kombëtare”. Autoritetet akuzojnë se aplikacione si Tik Tok, me rreth 800 milionë përdorues kanë transferuar të dhënat e klientëve të tyre qeverisë së Pekinit, edhe pse drejtuesit e aplikacionit mohojnë diçka të tillë.

Për Tik Tok, ky është një vendim plot pasoja. Aplikacioni i njohur për krijimin e performancave të ndryshme në video është nga më të preferuarat në Indi, vend ku që përfaqëson 1/3 e përdoruesve total.

Por bojkoti indian ndaj Kinës nuk mbaron me kaq. Nuk janë të pakta hotelet që kanë zyrtarizuar refuzimin e prenotimeve nga turistët kinezë, dhe marka të njohura si ajo e pajisjeve elektronike Xiaomi, ka ulur ndjeshëm reklamimin për frikë të protestave që mund të gjenerohen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews