Ballina Shëndeti Koronavirusi STUDIMI: Në Itali, COVID-19 i pranishëm në ujërat e zeza që prej...

STUDIMI: Në Itali, COVID-19 i pranishëm në ujërat e zeza që prej dhjetorit 2019

Koronavirusi i ri ka qenë i pranishëm në ujërat e zeza të Milanos dhe Torinos, në veri të Italisë, që prej dhjetorit 2019, dy muaj para se të regjistrohej zyrtarisht i sëmuri i parë në vend, thekson një studim i Istitutit të Lartë të Shëndetësisë (ISS).

“Studimi bazohet në ekzaminimin 40 kampionëve të marrë nga impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në Italinë veriore mes tetorit 2019 dhe shkurtit 2020. Rezultatet, të konfirmuara nga dy laboratorët të ndryshëm, konfirmuan praninë e RNA-së (acid ribonukleik, element thelbësor i një virusi/ shën.i përkth.) të SARS-Cov-2 në kampionët e marrë në Milano dhe Torino më 18 dhjetor 2019”, sipas një komunikate të ISS.

Gjurmë identike u gjendën gjithashtu në ujërat e zeza në Bolonja më 29 janar 2020, ndërkohë që rastet e para zyrtare të koronavirusit u njoftuan më 20 shkurt, në qytetin e vogël të Codognos, jo shumë larg Milanos.

“Ky studim mund të ndihmojë për të kuptuar fillimin e qarkullimit të virusit në Itali dhe ofron informacion të qëndrueshëm në krahasim me analizat e kryera në Francë në mostrat e pacientëve të shtruar në spital, të cilët identifikuan një rast pozitiv me SARS-CoV-2 (.. .)  në dhjetor 2019 “, thuhet në komunikatën e ISS.

Kjo i shtohet provave nga vende të tjera se virusi mund të ketë qarkulluar shumë më herët nga sa mendohet. Zyrtarët kinezë konfirmuan rastet e para në fund të dhjetorit. Rasti i parë i konfirmuar në Itali ishte në mes të shkurtit.

Instituti citon gjithashtu një studim spanjoll që identifikoi RNA-në e këtij virusi në ujërat e zeza të Barcelonës të mbledhura në mes të janarit, rreth 40 ditë para njoftimit të rastit të parë në Spanjë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews