Ballina Aktualitet STUDIMI: Arsyet pse mësimi “online” është disavantazh për fëmijët

STUDIMI: Arsyet pse mësimi “online” është disavantazh për fëmijët

Më shumë se 55 milion studentë në SHBA kanë kaluar në mësimin online gjatë pandemisë, por hulumtimi nga organizata jofitimprurëse NWEA sugjeron që këta studentë po mësojnë konsiderueshëm më pak në mjediset virtuale sesa nëpër klasat fizike, sipas Wall Street Journal .

Si pasojë e tranzicionit në mësimin online, studentët amerikanë në klasat 3-8 pritet të bëjnë vetëm 70% të kurrikulës së Letërsisë dhe 50% të kurrikulës së Matematikës.

Studimi sugjeron gjithashtu që studentët me të ardhura të ulëta – të cilët ka më shumë të ngjarë të mos kenë qasje në internet – do të lëndohen në mënyrë disproporcionale nga arsimimi në internet.

Mësimi online përfaqëson një mundësi për më shumë të ardhura për kompanitë teknologjike. Për më shumë se një dekadë, kompanitë e mëdha të teknologjisë, përfshirë Apple dhe Google kanë synuar sektorin e arsimit si një mundësi për rritje.

Evolucioni i pandemisë thjesht ka përshpejtuar atë që pritej të ishte një zhvendosje graduale në mësimin online, dhe si përgjigje, kompanitë kanë synuar të rrëmbejnë një pjesë sa më të madhe të tregut: Google Classroom dhe Zoom zgjeruan shërbimet falas për shkollat, për shembull.

Por, disa pengesa të qenësishme të mësimit online janë përtej mundësive të teknologjisë për t’i zgjidhur:

Aftësia e fëmijëve për t’u socializuar dhe luajtur është e kufizuar në internet. Mësuesit nuk mund të japin mësime të personalizuara për studentët në ambientet virtuale. E së fundmi, shkollat ofrojnë infrastrukturë lehtësuese që shtëpitë e shumë fëmijëve nuk i kanë.

Për të adresuar në mënyrë efektive tregun e arsimit pas-pandemisë, kompanitë e teknologjisë duhet të hartojnë produktet e tyre me këto pengesa të qenësishme në mendje. Kjo do të thotë që produktet e tyre duhet të përpiqen të përmbushin përvojën e nxënësve në klasë, në vend që të ofrojnë një zëvendësues për të.

@tn.lajmelokale
@tetovanews