Ballina Aktualitet SPB Tetovë: Të pavërteta informatat e plasuara në disa mediume se do...

SPB Tetovë: Të pavërteta informatat e plasuara në disa mediume se do të kryhen kontrolle nëpër shtëpi

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon qytetarët e rajonit të Tetovës dhe Gostivarit se vazhdon me aktivitete të përforcuara kontrolluese që kanë të bëjnë me realizimin final të dekreteve qeveritare, qëllimi i së cilës është pengimi i përhapjes së virusit korona.

Në këto aktivitete do të kontrollohet edhe mbrojtja e fytyrës me maska nga ana e qytetarëve në vende publike, të tipit të hapur dhe të mbyllur.

Gjithashtu intensivisht do të kontrollohet dhe respektimi i protokollit të punës nëpër objektet hotelerike si dhe objektet tjera publike, ndërsa në rajon ku është në fuqi ora policore do të kontrollohet sipas vendimit për lëvizje të kufizuar të qytetarëve.

SPB Tetovë apelon qytetarët që tu përmbahen dekreteve dhe vendimeve të Qeverisë si dhe paralajmërimeve të autoriteteve të shëndetësisë në vend.
Përndryshe SPB Tetovë i hedh si të pavërteta informatat të plasuara në disa mediume se do të kryhen kontrolle nëpër shtëpi të cilat llogariten si spekulime dhe kryesisht të pavërteta dhe negative në situatën në të cilën gjendemi.

VIDEO bonus:
Loading...