Ballina Aktualitet Lajme Si ndërruan jetë babë e bir, lajmi nga Xhamia e Bardhë e...

Si ndërruan jetë babë e bir, lajmi nga Xhamia e Bardhë e fshatit Kopanicë të Tetovës

Një ngjarje shumë prekëse ka ndodhur në fshatin Kopanicë të Tetovës. Ja njoftimi i plotë i Xhamisë së Bardhë të këtij fshati:

*Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi*

Sot fshatin Kopanicë mëngjesi e gjeti me një vdekje,ku herët në mëngjes ndëroi jetë Haxhi Vebi Adili.
I ndjeri ishte edhe zëvendës i imi,e kisha krah të djathtë gjatë faljes së namazeve.

Është një humbje e madhe për mua dhe Xhaminë e Bardhë,një njeri siç ishte Haxhi Vebiu.
Mirëpo i Madhi Zot,sikur sdeshti ta lër vetëm sonte në këtë natë Haxhi Vebiun,me vete i mori edhe djalin e tij Beqir Adilin.

Pa mbaruar ende ceremonia e varrimit të babait,na shokoi vdekja e Beqirit…..
Beqir Adili do të mbetesh kujtim i paharuar si xhemat dhe shok i joni!

Sot trupi yt u mbështet për mua,për herë të fundit në momentet e fundit te jetës tënde,edhe atë në xhami duke falur namaz!
Beqir Adili,Xhaminë e Bardhë e deshte shumë…aty të gjeti edhe vdekja!
Allahu ju mëshiroftë!
Qofshi banorë të xhennetit!

Në emrin tim personal si Imam i xhamisë.
Në emër të këshillit të xhamisë.
Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Adili,bashkëfshatarëve,miqve dhe farefisit!

Me Respekt
Imami i Xhamisë të Bardhë

@tn.lajmelokale
@tetovanews