Ballina Aktualitet SHBA-ja përshëndet votimin e qeverisë Hoti

SHBA-ja përshëndet votimin e qeverisë Hoti

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka uruar për “formimin në mënyrë paqësore të qeverisë së re të Kosovës”.

“Mezi presim të punojmë me qeverinë Hoti, për të vazhduar punët e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe përparimin, përfshirë përpjekjet për fuqizimin e marrëdhënieve rajonale në luftimin e pandemisë së COVID-19”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane.

Qeveria e re e Kosovës me kryeministër, Avdullah Hotin, u votua nga Kuvendi i Kosovës, me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim.

Të drejtën për formimin e qeverisë nga LDK-ja e njohu Gjykata Kushtetuese e Kosovës që shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për formimin e qeverisë së re.

Dekretin e presidentit e dërgoi në kushtetuese Lëvizja Vetëvendosje që pretendonte se nuk kishte shfrytëzuar të drejtën e saj kushtetuese për të propozuar mandatarin e ri.

Qeveria Kurti u rrëzua në muajin mars pas një mocioni të suksesshëm mosbesimi në Kuvend.

@tn.lajmelokale
@tetovanews