Ballina Bota SHBA, 45 milionë njerëz kanë humbur punën për shkak të COVID-19

SHBA, 45 milionë njerëz kanë humbur punën për shkak të COVID-19

Si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA pa punë kanë mbetur 45 milionë njerëz ndërsa miliarderët fituan 584 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency.

Në SHBA, ku pandemia e COVID-19 është më efektive, popullata është në vështirësi ekonomike për shkak të pandemisë, ndërsa njerëzit e pasur shtuan pasurinë e tyre gjatë kësaj periudhe.

Sipas të dhënave zyrtare, në vendin i cili po përjeton një prej periudhave të vështira ekonomike që nga Depresioni i Madh, thuhet se që nga fillimi i pandemisë e deri tani në vend kanë mbetur pa punë 45 milionë njerëz.

Ndërkohë në të dhënat që Instituti për Studimin e Politikave me qendër në Washington ka publikuar duke u bazuar në shifrat e Forbes, thuhet se 614 miliarderë amerikanë kanë fituar 584 miliardë dollarë në periudhën 18 mars – 17 qershor.

@tn.lajmelokale
@tetovanews