Ballina Aktualitet Raste të shumta në Maqedoni, policia: Do të hyjmë nëpër shtëpi

Raste të shumta në Maqedoni, policia: Do të hyjmë nëpër shtëpi

Në një nga restorantet në Kumanovë, mbrëmjen e djeshme është festuar, e muzika ka shqetësuar fqinjët që dhe filmuan se çfarë po ndodhte.

Por ndërkohë, autoritetet vendase janë shqetësuar nga një tjetër: grumbullimet duket vazhdojnë, edhe pse në Maqedoninë e Veriut infektimet janë shtuar sërish. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 120 raste të reja dhe dy vdekje, çka detyroi rikthimin e kufizimit të lëvizjes në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip nga ora 21.00 deri të hënën në 05.00.

Në qytetet e tjera do të ketë regjim më të lehtë të masave izoluese. Zyrtarët e rendit thonë se do të ndërhyhet me polici nëpër restorante e deri edhe në shtëpi private, siç raportojnë mediat vendase. Numri më i madh i rasteve të reja mbetet në kryeqytet.

Rezultatet kanë dalë nga testimi i 953 personave. Drejtuesit e institucioneve kanë bërë thirrje për respektimin e masave, pasi në të kundërtën mund të aplikohen masa shtesë, jo vetëm të ndalimit të punës së bizneseve, por edhe të lëvizjes së qytetarëve në gjithë vendin./Top Channel

@tn.lajmelokale
@tetovanews