Ballina Psikologji Pse u “çmendëm”? Psikologia flet për pasojat e karantinës tek shqiptarët

Pse u “çmendëm”? Psikologia flet për pasojat e karantinës tek shqiptarët

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, psikologia Redona Dudushi foli për situatën që po kalojnë qytetarët për shkak të përhapjes së Covid-19.

Dudushi tha se njerëzit u mbyllën menjëherë duke mos iu dhënë shumë opsione, ndërsa tani kërkohet ndryshimi i sjelljes. Por, sipas saj kjo është një ndër gjërat më të vështira.

“Ishte një mbyllje e detyruar që iu bë njerëzve, nuk kishte shumë opsione në mënyrë që mos të kolapsohej sistemi shëndetësor.

Ndërsa tani kërkojnë një ndryshim sjellje. Por që të ndryshosh sjellje është një ndër gjërat më të vështira që ne njohim dhe kërkon etapa dhe fatkeqësisht nuk po punohet shumë.

Sjellja nuk ishte më përpara dhe nuk rritet të jetë tani. Kur u bë karantinimi, u bë mbyllja e njerëzve dhe nuk u la shumë opsion nëse do ta ndryshonin.

Tani po priten që ata në mënyrë të ndërgjegjshme të ndryshojnë sjellje.

Njerëzit kuptuan një gjë u mbyllën dhe mendonin se hapja do të shoqërohej me rikthimin në jetën e mëparshme.

Shumë njerëz e injorojnë faktin që virusi është akoma prezent dhe që është një gjë e gabuar.

Shumë të tjerë nuk kanë arsimimin e duhur, të tjerë nuk kanë kushte e duhura për të blerë çdo ditë maska.

Është një seri hallkash që duhet të funksionojnë”, u shpreh ajo.