Ballina Aktualitet PDSH: Parlamenti dydhomësh, zgjidhja e vërtetë

PDSH: Parlamenti dydhomësh, zgjidhja e vërtetë

Ditën e djeshme, PDSH mbajti takime në Ropalcë, Mateç, Llojan dhe kulminoi me tubimin në Sllupçan të Komunës së Likovës.
Të pranishëm në takime ishin Menduh Thaçi, Orhan Ibrahimi (bartës i listës në zonën 2) dhe Fitor Seferi – kandidat për deputet në zonën 2.

Mes tjerash, Menduh Thaçi shpjegoi platformën e partisë duke potencuar se shqiptarët duhet të përkrahin demokracinë konsensuale si zgjidhje e vetme e problemeve.

Orhan Ibrahimi: Duhet ta dënojmë politikën e gabuar të Ali Ahmetit duke mbështetur PDSH-në më 15 korrik.

Menduh Thaçi: Nuk heq dorë nga parlamenti dydhomësh për shkak se ajo është zgjidhja e vërtetë e çështjeve tona. Në qeverisje PDSH do të kompenzojë dëmet që janë shkaktuar nga pandemia duke ndihmuar familjet dhe bizneset.

@tn.lajmelokale
@tetovanews