Ballina Aktualitet Orët e fundit në detyrë dhe paralajmërimi i Albin Kurtit për Abdullah...

Orët e fundit në detyrë dhe paralajmërimi i Albin Kurtit për Abdullah Hotin (VIDEO)

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u është drejtuar qytetarëve përmes një video, pas votimit të Qeverisë Hoti. Kurti ka numëruar disa nga sukseset e qeverisjes së tij, teksa ka shtuar se Qeveria Hoti është e kotë.

“Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedhur kryeministër, kurse nesër më nuk do të jem në këtë zyrë. Katër muaj qeverisje e mirë, 39 mbledhje të mira të Qeverisë. 213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë. Dua t’ju falënderojë të gjithë juve për mbështetjen, administratën publike për punën, kabinetin qeveritar për mbështetjen dhe këshilltarët e mi për sugjerimet e tyre”, ka thënë ai në video.

Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë dhe më e madhe në vend e Kuvend. “Kemi dëshmuar se është e mundur të qeverisim pa Listën Serbe dhe duke mos u varur prej saj. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti. Ne jemi alternativa”, thotë ai.

Në fund të videos, Kurti ka paralajmëruar rikthim në pushtet, teksa ka bërë të ditur se nesër nuk do ta bëjë pranimdorëzimin te Hoti. “Nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”.

VIDEO bonus:
Loading...