Ballina Kronika Ndërroi jetë stomatologu 31-vjeçar, Faton Selimi

Ndërroi jetë stomatologu 31-vjeçar, Faton Selimi

Pas një sëmundje të rëndë nga kanceri ka ndërruar jetë Dr. Stom. Faton Selimi nga Forina e Gostivarit. Edhe pse i ri në moshë, Dr. Stom. Faton Selimi me punën dhe sjelljen e tij, la gjurmë të pashlyeshme në mesin e familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. Selimi iku nga kjo botë, në kohën kur me shumë zell filloi të japë kontributin e tij në profesionin e stomatologjisë, njofton Gostivari Sot

Shoqëria Stomatologjike Shqiptare, me hidhërim të thellë e mori lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut dhe anëtarit të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, Dr.Stom.Faton Selimi nga fsh. Forinë i Gostivarit i cili ndërroi jetë në moshën 31 vjeçare.

“Me këtë rast, në emër të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, familjes Selimi, kolegëve dhe të gjithë miqve dhe dashamirëve të tij u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje kaq të madhe për të gjithë ne. I përjetshëm qoftë kujtimi për kolegun, mikun dhe shokun tonë, Dr. Stom. Faton Selimi”, ngushëlluan familjen Selimi nga Shoqëria Stomatologjike Shqiptare me kryetar Prof. Asoc. Dr. Kenan Ferati.

“Lajmi për vde*kjen e Dr. Faton Selimit në moshë të re, na tron*diti edhe pse e pranojmë Caktimin e Rabbilaleminit, por nuk na mbetet përveçse të lutemi: Allahu ynë mëshiroje me Rahmetin Tënd të pakufijshëm, familjes së tij duke filluar nga babi Dr. Ademsafi Selimi dhe gjithë anëtarëve të tjerë të familjes o Zot jepu sabër”, ngushëlluan nga Organizata humanitare “Dora e Rinise”.

Ngushëllimeve të shumta në adresë të familjes, i shtohet edhe ngushëllimi i sinqert nga redaksia e Agjencisë së lajmeve Flaka dhe portalit informativ Gostivari Sot.

Faton Selimi ishte biri i Dr. Ademsafi Selimi një stomotologu të njohur nga rajoni i Gostivarit. I ndjeri ishte i martuar dhe ka lënë pas vetes një fëmijë të vogël. Gostivari Sot

VIDEO bonus:
Loading...