Ballina Shëndeti Koronavirusi Mjeku: Covid është dobësuar shumë, mund të zhduket vetë pa nevojën e...

Mjeku: Covid është dobësuar shumë, mund të zhduket vetë pa nevojën e vaksinës

Një mjek italian, Matteo Bassetti deklaron se koronavirusi është dobësuar shumë.

Profesor Bassetti tha se ai është i bindur se virusi po “ndryshon në ashpërsi” dhe pacientët tani po mbijetojnë nga infeksionet që do t’i kishin vrarë ata më parë.

“Dhe nëse dobësimi i virusit është i vërtetë, Covid-19 madje mund të zhduket pa pasur nevojë për një vaksinë”, shtoi ai.

Ai ka thënë disa herë në muajt e fundit që pacientët me Covid-19 duket se janë shumë më mirë, sesa ishin në fillimin e pandemisë në Itali.

Profesor Bassetti sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të një mutacioni gjenetik të virusit, duke e bërë atë më pak vdekjeprurës, për shkak të trajtimeve të përmirësuara, ose për shkak se njerëzit nuk po infektohen me doza kaq të mëdha për shkak të distancës sociale.

Profesor Bassetti, shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm San Martino në Xhenova, Itali, tha për The Sunday Telegraph se virusi mund të vdesë vetë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews