Ballina Shëndeti Mjekësia alternative: Njihuni me 10 antibiotikët natyralë që “të luftojnë” dhe eliminojnë...

Mjekësia alternative: Njihuni me 10 antibiotikët natyralë që “të luftojnë” dhe eliminojnë infeksionet

Shumë kohë më parë që të njiheshin antibiotikët farmaceutikë në vitet ’40, ekzistonin ushqime dhe barëra që kanë ndihmuar paraardhësit tanë që të mbroheshin nga infeksionet dhe sëmundjet.

Shumë nga këta produkte natyrale përdoren akoma edhe në ditët e sotme nga dashamirësit e mjekësisë natyrale.

Njihuni me 10 antibiotikët natyralë

Rigon dhe vaj rigoni

Përveç vlerave antibakteriale të tij, rigoni ndihmon proçesin e tretjes dhe bën që të humbim peshë. Një vaj që gjendet në rigon, karvakroli, lufton gjithë bakteret që mund të çojnë në infeksion, shkruan noa.al. Këshillohet përdorimi i tij për të trajtuar infeksione në aparatin e tretjes.

Uthulla e mollës

Të konsumosh këtë uthull çdo ditë na lejon të përfitojmë nga vlerat antibiotike dhe antiseptike. Uthulla e mollës ndihmon organizmin tonë të humbasë peshë dhe të ulë nivelet e kolesterolit. Mund të përdoret gjithashtu për të dizinfektuar dhe sterilizuar.

Mjalti

Antikët romakë përdornin mjaltin për të trajtuar plagët në kampet e betejave. Mjalti përmban vlera antibakterike, antimikrobike, antiinflamatore dhe antiseptike. Një enzimë që gjendet në mjaltë lëshon peroksid hidrogjeni, shkruan noa.al. Ky proçes ndihmon trupin që të luftojë infeksionet. Është një qetësues për sistemin e tretjes, eleminon toksinat nga gjaku dhe ndihmon funksionet e mëlçisë.

Shafrani i Indisë

Kjo erëz mund të hahet ose të aplikohet direkt në plagë për të luftuar bakteret. Mjalti bashkë më shafranin kanë një fuqi të madhe antibiotike.

Hudhra

Nga ftohja tek plagët, hudhra është vërtet e mirë për të eliminuar bakteret dhe mikrobet. Aliçina që ndodhet tek hudhrat na mbron nga parazitët, bakteret dhe infeksionet.

Ekstrakte të farërave të portokallit të kuq

Një studim i fundit ka treguar që ekstrakti i këtyre farërave është efikas kundër rreth 800 formave të viruseve dhe baktereve, dhe disa qindra llojë kërpudhash. I pasur me antioksidantë, ndihmon sistemin imunitar, alkalinizon trupin në mënyrë natyrale dhe ndihmon tretjen, duke ndihmuar floren intestinale.

Lakra

Disa përbërës squfuri që gjenden në lakër janë të aftë të luftojnë kancerin. Vitamina C e ndodhur tek lakra mbulon 75% të nevojave ditore të trupit tonë. Antibakterial natyral, lakra duhet të konsumohet rregullisht që të përfitojmë nga vlerat e saj, shkruan noa.al.

Vaj ekstra i virgjër i arrës së kokosit

Kemi të bëjmë me një produkt vërtet të pasur me vlera për shëndetin tonë. Është një antimykotik dhe antimikrobik shumë i mirë, i pasur më antioksidantë. Përdoret për të stimuluar sistemin imunitar, për të ekuilibruar tiroiden, kolesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Ushqime të fermentuara

Lakra e pasterizuar, turshi të bërë në shtëpi, kefir dhe kosi, ndihmojnë të gjithë floren tonë intestinale, duke e mbajtur trupin gati t’i përgjigjet çdo lloj infeksioni.

Argjend koloidal

Një antibiotik natyral, argjendi koloidal përdoret prej shekujsh. Ky lloj trajtimi duhet të jetë i përkohshëm, pasi argjendi i tepërt, një metal i rëndë, mund të jetë helmues.

@tn.lajmelokale
@tetovanews