Ballina Argëtim Kuriozitete Mister në qiell: Astronomët zbulojnë mesazhin që përsëritet çdo 157 ditë

Mister në qiell: Astronomët zbulojnë mesazhin që përsëritet çdo 157 ditë

Astronomët prej vitesh janë të angazhuar në katalogimin e çdo mesazhi që vjen nga Universi, qoftë ai i dukshëm nga çdo cep i planetit, qoftë i ardhur nga galaktikat më të largëta, dhe i zbuluar vetëm me teknologjinë më të avancuar.

Por është vetëm hera e dytë në histori që një nga këto mesazhe të quajtura FRB, një formë “shpërthimi” të valëve radio që mund të gjurmohen deri në burimin e tyre, të përsëriten me një formë skeme periodike, dhe të mistershme.

Fillimisht ishte sinjali FRB “180916. J0158+65” i cili përsëritej çdo 16 ditë, ndërkohë që tani astronomët e Observatorit Jodrell në Britaninë e Madhe kanë identifikuar një sinjal tjetër, i quajtur FRB 121102, që ka një periudhë 90 ditore ku mund të ndodhë, dhe më pas zhduket për 67 ditë, me një skemë që përsëritet i tillë çdo 157 ditë.

Se cili fenomen shkakton një shpërthim të tillë sa të gjenerojë valë radio, këtë astronomët ende nuk dinë ta përcaktojnë, veçanërisht duke menduar se burimi i mesazhit vjen nga një galaktikë që ndodhet rreth 3 miliardë vite dritë. Mund të jetë orbita e një ylli gjigant, por edhe një vrimë e zezë, edhe pse nuk shpjegohet ende zgjatjen e sinjalit.

Dhe ndërkohë që shkencëtarët refuzojnë të lidhin diçka të tillë me një mesazh “inteligjent”, të një qytetërimi të humbur diku në univers, sërish duket e qartë që pothuajse gjithçka është ende për t’ u zbuluar, kur ngremë sytë duke parë qiellin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews