Ballina Aktualitet Kasami premton: Terminal doganor në pikën kufitare në Jazhincë, kjo do të...

Kasami premton: Terminal doganor në pikën kufitare në Jazhincë, kjo do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, së bashku me kandidatët për deputetë, ka mbajtur konferencë për media në pikën kufitare ‘Jazhincë’
.
Kryetari Kasami premtoi terminal doganor në pikën kufitare në Jazhincë, me qëllim kompanitë që vijnë nga Pollogu, gjegjësisht që gravitojnë në këtë anë, ta kenë më të lehtë qasjen e kohës. Sipas tij, kjo do të përshpejtonte zhvillimin ekonomik në tregun e Kosovës.

Revitalizimi i plotë që e lidh Pollogun me Kosoven ishte një nga premtimet të cilën do ta realizojë koalicioni ‘Mundemi’ në qeverisjen e ardhshme. Do të ketë edhe investime nga bizneset që veprojnë në këtë pjesë. Investimet në rajonin e Malit Sharr e deri ne Mavrovë do të jenë prioritet i qeverisë LSDM Besa, ku me ndërtimin e qendrave turistike , oferta e plotë turistike do të jetë mundësi e madhe për të terhequr turistë nga rajoni.

Ky zhvillimi ekonomik, sipas Kasamit, me automatizëm do të hap vende të reja të punës dhe do të ndal egzodin e të rinjve. /Albanews24/

@tn.lajmelokale
@tetovanews