Ballina Aktualitet Infektohet me COVID gazetari Berat Buzhala: Ja simptomat që kam, të gjithë...

Infektohet me COVID gazetari Berat Buzhala: Ja simptomat që kam, të gjithë do ta kalojnë virusin

Gazetari i njohur kosovar, Berat Buzhala, është infektuar me koronavirus. Lajmin e bën të ditur vetë gazetari, i cili shkruan në ‘Facebook’ se sot ka kryer testin e COVID-19 dhe ka dalë pozitiv.

Mes të tjerash, Buzhala thekson se ka pasur shumë temperaturë dhe ethe dje, ndërsa sot është më mirë, ndërsa shton se të gjithë kanë për ta kaluar këtë virus.

Mesazhi i Buzhalës:

Megjithate kjo dite nuk paska qene e duhur per presidentet 🙂

Sot e kam kry nje test ne QKUK dhe kam dale pozitiv, pra e kam virusin e njohur si COVID 19. Ne anen tjeter Leonard Kerquki qe rri non stop bashke me te ka dale negativ. Po du me thane qe algoritmi i ketij virusi qenka interesant. Qekaq. Ka mundesi qe krejt kemi me kalu kah ky viran. E di qe ju intereson: temperature dje kam pase ma shume, edhe ethe. Sot ma pak temperature e ma pak ethe. Nyjet nuk po me dhamin, ererat po i ni hala etj. etj.

Megjithate e ftoj publikun qe te mos e zhvendose vemendjen prej ngjarjeve politike.

@tn.lajmelokale
@tetovanews