Ballina Bota Hapet Turqia, planifikon rikthimin e fluturimeve me 40 shtete

Hapet Turqia, planifikon rikthimin e fluturimeve me 40 shtete

Turqia planifikon të rikthejë fluturimet ndërkombëtare me rreth 40 shtete në muajin qershor, dhe deri më tani ka arritur marrëveshje paraprake me 15 shtete, deklaroi Ministri turk i Transportit, Adil Karaismailoglu.

Turqia i mbylli kufijtë në kuadër të masave për të luftuar koronavirusin . Por te henen, fluturimet e brendshme u rikthyen në disa provinca, teksa Ankaraja ka lehtësuar kufizimet pas rënies së numrit të të infektuarve.Karaismailoglu tha se fluturimet do të rikthehen në pesë faza në muajin qershor, duke shtuar se Turqia është duke zhvilluar bisedime me 92 shtete për rikthim të udhëtimeve në mënyrë të sigurt.

“Ne besojmë se kemi lënë pbrapa një pikë të rëndësishme në betejën kundër virusit global. Tani duhet të vazhdojmë lidhjet tona globale ashtu sikurse tregtinë”, u shpreh ai.

Gjermania deklaroi të mërkurën se është duke biseduar me Ankaranë për të rishikuar kufizimet në udhëtime, por është duke pritur një rekomandim nga Bashkimi Europian. Në gjithë Turqinë, me koronavirus janë infektuar më shumë se 165,000 persona dhe prej tyre, 4,609 kanë vdekur.

VIDEO bonus:
Loading...