Ballina Showbiz Gruaja e Buffon shigjeton Cristiano Ronaldon: Anëtarët e familjes nuk bëjnë si...

Gruaja e Buffon shigjeton Cristiano Ronaldon: Anëtarët e familjes nuk bëjnë si motra jote…

Një polemikë lindi nga rrjetet sociale, pas finales së Kupës së Italisë, midis Napolit dhe Juventusit, e fituar me penallti nga blutë e Gattuso. Elma Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos, mori në mbrojtje performancën e portugezit në Instagram, duke kritikuar shokët e tij të skuadrës, që indirekt i bën fajtorë, se nuk po japin maksimumin.

Sot erdhi përgjigjja-shigjetë e Ilaria D’Amico, prezantuese e “Sky Sport” dhe partnere e Gianluigi Buffon:

“Unë i përkas shkollës së vjetër. Anëtarët e familjes (së futbollistit), vëllezërit dhe gruaja nuk i përdorin rrjetet sociale për këtë gjë. Nëse burri ose vëllai do të ishte futbollist, unë do të doja t’ua shprehja mendimet e mia personalisht. 

Nuk është se do të doja që Gigi, ose nëna ime të komentonin për profesionin tim publikisht. Anëtarët e familjes nuk kanë pse të bëhen komentues në rrjetet sociale”. Një “shigjetë” e qartë për motrën e CR7. Kush e di nëse do të tashmë ketë më shumë “shigjeta” të tilla…

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma, ka reaguar pas humbjes së finales kundër Napolit. Ajo ka theksuar se vëllai i saj nuk mund të bëjë gjithçka i vetëm, por ka nevojë dhe për ndihmën e të tjerëve.

“Ai nuk mund të bëjë mrekulli, nuk mund të bëjë gjithçka vetë. Çfarë mund të bëjë më shumë? Nuk mund të ndodhë kështu, janë të gjithë aty. Nuk e kuptoj se si luajnë kështu.

“Gjithsesi, mbaje kokën lart, por nuk mund të bësh gjithçka vetëm, mbreti im”, – shkruan ajo në Instagram. Ronaldo ka humbur dy finale radhazi si asnjëherë më parë gjatë karrierës së tij.

VIDEO bonus:
Loading...