Ballina Aktualitet Gazetari 44 vjeçar nga Maqedonia ndërron jetë nga koronavirusi

Gazetari 44 vjeçar nga Maqedonia ndërron jetë nga koronavirusi

Dje ka ndëruar jetë një punonjës mediatik nga koronavirus në vend.

Bëhet fjalë për 44 vjeçarin Bekim Bajramoski nga Llabunishta e Strugës, i cili ka punuar në telivizionin “Spektra” në Llabunishtë, transmeton Zhurnal.

Në Strugë për momentin ka 12 raste aktive me Covid 19, prej të cilëve vetëm një është nga Llabunishta.

Në Llabunishtë numri i të vdekurve u rrit në 16, ndërsa rasti i parë i vdekjes ishte një paciente 56 vjeçare.

Më shumë se 60 raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara në shtet, ndërsa një pacient ka ndërruar jetë, informuan për MIA-n nga Instituti i Shëndetit Publik.

Theksuan se nga rastet e reja të diagnostikuara me Kovid-19, numri më i madh janë nga Shkupi.

Më shumë informacione për gjendjen me Kovid-19 në vend pritet që të bëjë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për media në orën 15:00.

@tn.lajmelokale
@tetovanews