Ballina Shëndeti Koronavirusi Fshehja e simptomave, pengesë për evidentimin e rasteve me koronavirus (VIDEO)

Fshehja e simptomave, pengesë për evidentimin e rasteve me koronavirus (VIDEO)

Një numër i madh i qytetarëve të prekur me Kovid-19 fshehin simptomat. Përveç kësaj nuk tregojnë as kontaktet gjatë anketës epidemiologjie. Ministria e Punëve të Brendshme ka hasur edhe në numra të rrejshëm kontakti tek personat në izolim. E gjithë kjo sipas ministrit të Brendshëm, Naqe Çulev po vështirëson punën e organeve për të lokalizuar vatrat e virusit.


“Një pjesë e qytetarëve mohojnë të japin të dhëna të sakta apo edhe të marrin pjesë në anketa epidemiologjike. Këto janë të dhëna të nevojshme të cilat duhet jepen. Inspektorati dhe policët madje hasin edhe në pengesa gjatë kontrolleve të personave në izolim. Kemi raste kur kanë dhënë numra të rrejshëm për kontakt- deklaroi Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm.

Çulev thotë se dekretet me forcën e ligjit që ndëshkojnë personat që japin anketë të rrejshme epidemiologjike duhet të sillet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.


“Derisa shkohet me dekret të ri duhet të sillet bashkërisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe MPB-në, ashtu siç u soll dekreti për mbajtjen e maskave. Ne bashkërisht me inspektoratet këto masa i zbatojmë në terren. Pra nëse duam të bëjmë gjoba kundërvajtëse për personat që nuk tregojnë simptoma se japin të dhëna të rrejshme, duhet të bashkëpunojmë me Shëndetësinë- pohoi Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm.

Fshehja e simptomave dhe deklarimi i kontakteve të rrejshme paraqet vepër penale e cila ndëshkohet me gjoba të larta ose burg.

https://youtu.be/0q88FjyXXm8

https://youtu.be/jUXSNjpHNSo

https://youtu.be/SJkQIEF_I9A

https://youtu.be/MPpgyd2neW0

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews