Ballina Sport Franca hap stadiumet, nga 11 korriku do të lejohet pjesëmarrja e 5000...

Franca hap stadiumet, nga 11 korriku do të lejohet pjesëmarrja e 5000 spektatorëve

Stadiumet në Francë do të rihapen për tifozët në 11 korrik, pasi dalëngadalë qeveria franceze po lehtëson masat shtrënguese të vendosura për shkak të COVID-19.

Gjithsesi, për momentin duket e pamundur që stadiumet të mbushen si më parë.

Si fillim do të lejohen vetëm 5000 spektatorë që do të kenë mundësinë edhe të ruajnë distancën fizike nga njëri-tjetri.

Tashmë tifozët do të mund të ndjekin nga afër ndeshje miqësore të ekipeve të tyre, pasi sezoni futbollistik në Francë është mbyllur në datën 30 prill dhe sezoni i ri pritet të rinisë sërish në datën 22 gusht.

Në rast se gjerat shkojnë mirë, atëherë deri në nisjen e sezonit të ri mund të rritet edhe numri i tifozëve që do lejohen të marrin pjesë në stadiume.

Kampionati francez ishte i vetmi ndër pesë kampionatet më të forta të Evropës që vendosi për mbylljen e sezonit.

VIDEO bonus:
Loading...