Ballina Aktualitet Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid-19 në Tetovë

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid-19 në Tetovë

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1227 testime të realizuara, 156 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar 100 raste, Kumanovë 1, Dibër 1, Shtip 6, Prilep 1, Tetovë 19, Strugë 2, Veles 6, Manastir 1, Ohër 1, Kavadar 1, Gostivar 1, Gjevgjeli 1, Koçani 13, Kratovë 1, Shën Nikollë 1.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 29 pacientë të shëruar brenda 24 orëve. Nga Shkupi janë 11 pacientë të shëruar, nga Shtipi 3, Tetova 11, Velesi 1, Manastiri 1 dhe dy nga Negotina

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë me koronavirus. Katër viktima janë nga Shkupi kurse dy viktima janë nga Tetova.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4820, prej të cilëve 1865 janë shëruar kurse 222 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2733 raste aktive me koronavirus.

@tn.lajmelokale
@tetovanews