Ballina Opinione Dy fotografi më bënë përshtypje gjatë prezentimit të Naser Zyberit si kandidat...

Dy fotografi më bënë përshtypje gjatë prezentimit të Naser Zyberit si kandidat për kryeministër

Nga Fejzi Hajdari

Dy fotografi më bënë përshtypje gjatë prezentimit të Naser Zyberit si kandidat për kryeministër:

1. Fotografia e parë lë përshtypjen se Naser Zyberi nuk e ka lehtë të kapet dorë për dore me Ali Ahmetin, por se këtë e bën jashtë vullnetit të vetë (kush e di pse). Kjo shihet qartë në fytyrën e tij.

2. Duartrokitjet e Musa Xhaferit në fotografinë e dytë, forcojnë bindjen se “kryeministri shqiptar” është pazar VMRO-BDI, për të rritur rejtingun e VMRO-së, e jo për të zgjedhur vërtetë një kryeministër shqiptar. Shqiptarët kanë përvojë mjaft të keqe, madje tragjike nga pazaret e fshehta VMRO-BDI, për të cilat thuhet se gjithmonë janë bë nën patronatin e Musa Xhaferit. Nuk lejojnë më shqiptarët të kalojnë marrëveshjet e fshehta mes VMRO-së dhe BDI-së jo kryeministër, por edhe nëse u premtohet president i Amerikës. Më mirë mos të harxhojnë para për propagandë të kotë, por le ti mbulojnë me ato para gropat në rrugët e Çairit dhe Tetovës.

VIDEO bonus:
Loading...