Ballina Aktualitet Disa banorë në Çair s’besojnë se ka virus! Filipçe: Kjo është arsyeja...

Disa banorë në Çair s’besojnë se ka virus! Filipçe: Kjo është arsyeja përse qytetarët nuk i respektojnë masat (VIDEO)

Shkupi edhe sot mban rekord për numër të të infektuarve të rinj me Covid-19. Komunat e përreth rrezikojnë edhe të vendosen në karantinë nëse rritet numri edhe më tej. Njëra ndër komunat me numër të madh të infektuarve është Çairi.

Qytetar: Covid-19 nuk ka, njerëzit që vdesin janë 70 vjeçar, 90 vjeçar atyre ju ka ardhur vdekja te hunda. Le të tregojnë nëse ndonjë i ri ka vdekur.

TV21: Pse po e mbani maskën atëherë?

Qytetar: Vetëm e vendosa!

TV21: Keni frikë se po ju dënon policia? Po për atë arsye e vendosa, sepse sëmundje nuk ka, virus nuk ka.

E ministri i shëndetësisë Venko Filipçe thotë se pikërisht kjo është arsyeja përse qytetarët nuk i respektojnë masat për mbrojtje nga koronavirusi.

“Kemi analizuar arsyet se përse qytetarët nuk i respektojnë masat dhe nga deklaratat e shpeshta është se një numër i madh i qytetarëve nuk besojnë se ekziston virusi”, tha Venko Filipce, ministër i shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka vlerësuar se është e nevojshme që në periudhën e ardhshme të bëj fushatë më agresive sa i përket koronavirusit. Që do të thotë se qytetarët do të mund të shohin se si duket gjendja me virusin nëpër spitale, çka nënkupton gjendje e rëndë dhe çka do të thotë pacient në aparate respiratore.

Por ka edhe prej qytetarëve që besojnë se ka virus dhe se duhet të kemi kujdes.

Qytetar: “Virusi nuk është lojë. Nga ta di unë nëse ti je e sëmurë ose nëse unë jam e sëmurë dhe mos e dashtë Zoti ta infektosh dikë. Për atë duhet të kemi kujdes.”

Qytetare: “Nuk e di, gjithkush për shëndetin e tij mban përgjegjësi.

TV21: A besoni se ka virus ose jo?

Qytetare: Po besoj se ka virus.

Qytetar: “Me atë që thuhet nëpër televizione puna është keq për atë duhet t’i respektojmë masat. Këtu në Çair qytetarët si e panë gjendjen këto ditë kanë filluar t’i respektojnë më shumë masat”.

Vet kryetari i kësaj komunë Visar Ganiu është vetizoluar për shkak se ka pasur kontakt me një të infektuar, ai për TV21 tha se komuna nesër do të fillojë që t’ju bëj thirrje qytetarëve nëpërmjet një veture me altoparlant të respektojnë masat.

“Sot kemi shkuar që të pajisim një automjet me altoparlant me incizimin të ri që të dale vazhdimisht të bëje thirrje për respektim të rregullave dhe rekomandimeve, por e përsëri në nuk mund të sjellim masa tjera përveç atyre që sjell Qeveria”, tha Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Ganiu nuk është i pajtimit që vetëm Çairi të vendoset në karantinë nëse gjendja përkeqësohet me korona virusin.

“Unë jam i mendimit se numri rritet jo vetëm në Çair por edhe në komunat përreth Çairit janë në rritje e sipër dhe nuk kisha dashur të merren masa vetëm për një komunë sepse ju e dini se komuna e Çairit është arterie lidhëse për dy komuna tjera sidomos për Butelin dhe Shuto Orizaren dhe këto dy komuna do frekuentojnë rrugët tona dhe nuk e shoh të logjikshme që vetëm Çairi të ndahet për karantinë”, tha Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Se prej nga ka ardhur rritja e numrit të të infektuarve Ganiu nuk deshi të komentojë, këtë ja la autoriteteve shëndetësore që ta tregojnë, por shtoi se kohëve të fundit nuk ka pasur kontrolle ashtu siç duhet nga ana e organeve kompetent./TV21

VIDEO bonus:
Loading...