Ballina Bota Bolton: Trump kërkoi ndihmë nga presidentit kinez për të fituar zgjedhjet

Bolton: Trump kërkoi ndihmë nga presidentit kinez për të fituar zgjedhjet

Libri i ish-këshilltarit të sigurisë John Bolton përfshin informacione shpërthyese mbi presidentin Donald Trump. Sipas mediave amerikane, Bolton akuzon ish-shefin e tij se kishte kërkuar ndihmë nga presidenti kinez Xi Jinping për të fituar një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit.

Ish-këshilltari i sigurisë shkruan se Trump kërkonte që Pekini të blinte prodhime bujqësore nga fermerët amerikanë dhe kishte mbështetur regjimin e ndërtimit të kampeve të përqendrimit për komunitetin ujgur.

Bolton i referohet një takimi mes dy presidentëve gjatë samitit të G20-tës në Osaka, në qershor të vitit të shkuar.

“Trump e zhvendosi papritur bisedën te zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, duke përmendur potencialin ekonomik të Kinës dhe duke i kërkuar Xi Jinping ta ndihmonte për të siguruar fitoren. Ai theksoi rëndësinë e fermerëve dhe blerjeve të shtuara të bimëve të sojës dhe grurit nga ana e Kinës, në rezultatin zgjedhor”, shkruan Bolton.

Bolton nuk le pa komentuar edhe marrëdhënien e Trump me presidentin rus, Vladimir Putin. “Mendoj se Putin mendon se mund të luajë me të si me një violinë. Ai e sheh se nuk ka të bëjë me një kundërshtar serioz”.

Administrata Trump po përpiqet të pengojë botimin e librit, me pretendimin se ai përfshin informacione të klasifikuara mbi sigurinë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha gjatë një interviste për Fox se Bolton kishte shkelur ligjin. “Është një njeri i dështuar, por unë i dhashë një mundësi”, ishin fjalët e Trump.

Libri me 577 faqe, i titulluar “Dhoma ku ndodhi”, pritet të dalë në treg më 23 qershor. Departamenti i Drejtësisë ka depozituar një padi e kërkon një urdhër gjykate për të ndaluar botimin. Megjithatë shtëpia botuese thotë se qindra-mijëra kopje të librit janë shpërndarë tashmë në të gjithë botën dhe përpjekja e qeverisë nuk do të sjellë asnjë rezultat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews