Ballina Bota ANALIZA: Pse shumica e amerikanëve po mbështesin protestat?

ANALIZA: Pse shumica e amerikanëve po mbështesin protestat?

Përtej skenave të protestës dhe rezistencës që po shfaqet në qytete të ndryshme të Amerikës këto kohë, një lëvizje e një lloji tjetër po evidentohet mbi gjithçka. Pikëpamjet e popullit amerikan mbi përhapjen e racizmit kanë marrë një kthesë krejt ndryshe nga ajo e disa viteve të kaluara. Asnjëherë më parë në historinë e sondazheve, amerikanët nuk kanë shprehur një marrëveshje kaq të hapur kundër diskriminimit racor, shkruan New York Times.

E nxitur nga lëvizja “Black Lives Matter”, kjo zhvendosje e ka përgatitur vendin për një qasje të re që duket se po vendos themelet e orientimit të shumicës së amerikanëve.

Në një sondazh të universitetit Monmouth të bërë publik vetëm pak ditë më parë, 76 përqind e amerikanëve, përfshirë 71 përqind të njerëzve të bardhë e quajtën racizmin dhe diskriminimin “një problem të madh” në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një goditje me 26 përqind rritje që nga viti 2015-të. Në sondazh, 57 përqind e amerikanëve thanë se zemërimi i demonstruesve ishte plotësisht i justifikuar dhe 21 përqind e tjerë e quanin disi të justifikuar.

Në sondazhin e Monmouth, dhe në një tjetër të lëshuar këtë javë nga CBS News, saktësisht 57 përqind e amerikanëve thanë se oficerët e policisë amerikane kanë më shumë shanse që të trajtojnë keq dhe padrejtësisht një njeri me ngjyrë, se njerëzit e bardhë. Në të dy sondazhet, rreth gjysma e personave të bardhë u shprehën kështu. Ky është një ndryshim drastik, veçanërisht për amerikanët e bardhë, të cilët nuk e kanë pranuar historikisht se njerëzit me ngjyrë në SHBA përballen me diskriminim racor.

Anup Gampa, një psikolog në Harvey Mudd College në Kaliforni dhe një nga autorët e studimit, tha se ndryshimi i qëndrimeve kishte ndodhur midis njerëzve të të gjitha moshave, si edhe midis konservatorëve, si dhe liberalëve, raporton abcnews.al

Por me një varg protestash konfrontuese që u shfaqen për të fituar një mbështetje të gjerë, ka prova që tregojnë se llogaritja nuk është gjithmonë aq e drejtpërdrejtë. Kishte incidente plaçkitjesh dhe zjarrvënësish gjatë pikut të lëvizjes “Black Lives Matter”, më së shumti në Ferguson, ku u vra Michael Brown dhe Baltimore ku vdiq Fredi Gray. Megjithatë lëvizja dhe protestat nuk u zbrapsën.

Douglas McLeod, një profesor i gazetarisë në Universitetin e Wisconsin i cili studion ndikimin e lajmeve në lëvizjet sociale, tha se njerëzit morën një larmi informacioni këto ditë, specifikisht mediat sociale. Kjo mund të ndihmojë për të shmangur ato që ai i quajti “disa konventa në mbulimin mediatik të protestës sociale që funksionojnë kundër protestuesve”, ​​përfshirë një tendencë për t’u përqëndruar në raste të dhunës tek protestuesit, edhe kur ato janë relativisht të rralla.

Doktor McLeod tha se ndërsa videot tregojnë brutalitetin e policisë kundër njerëzve me ngjyrë janë shfaqur pamëshirshëm në mediat sociale, ato kanë ndihmuar në bindjen e amerikanëve skeptikë se ekziston një problem endemik me racizmin. “Kur këto gjëra grumbullohen me kalimin e kohës dhe ne fillojmë të shohim gjithnjë e më shumë nga këto imazhe, provat fillojnë të bëhen më të pakontrollueshme”, tha ai.

Raundi i tanishëm i protestave është i udhëhequr nga të rinjtë, dhe gjithashtu, në një farë mase, është ndryshimi i ndjenjës mbarëkombëtare.

Në një sondazh të fundit në Washington Post / Ipsos të Afro-Amerikanëve, në mesin e të anketuarve nën dhe 35, nëntë nga 10 thanë që nuk besojnë se policia trajton në mënyrë të barabartë njerëzit e të gjitha racave.

Por, përtej çdo qëndrimi apo revolte, shifrat e sondazheve këtë herë zbuluan hapur se amerikanët kur duan bëhen bashkë për kauza të rëndësishme dhe të mëdha.

 

VIDEO bonus:
Loading...