Ballina Bota Alarmi/ Shpërthen koronavirusi në klasa, mbyllen dhjetëra shkolla në 3 shtete

Alarmi/ Shpërthen koronavirusi në klasa, mbyllen dhjetëra shkolla në 3 shtete

Në Izrael mësimi kishte rinisur si normalisht tre javë më parë, por situata nuk shkoi ashtu sic mendonin autoritetet shëndetësore. Numri I infektimeve në klasa është shtuar ndjeshëm, cka detyroi mbylljen e 92 shkollave dhe kopshteve.

Numri i rasteve pozitive në mesin e nxënësve dhe stafit arsimor tani është 304. Në Francë gjithashtu 70 shkolla janë mbyllur pas infektimeve të reja në vazhdën e heqjes së masave të kufizimit.

Episode të ngjashme ka pasur edhe në Gjermani, sidomos në Göttingen. Shpërthimi I virusit në një vatër të re në këtë qytet bëri që shkollat të mbyllën për një javë, hera e parë që ndodh kjo pas heqjes së karantinës. Tani në Izrael sakaq, ndodhen në izolim në shtëpi 14 mijë persona, mes të cilëvë nxënës e mësues, megjithatë viti shkollor po vazhdon në të gjitha nivelet.

VIDEO bonus:
Loading...