Ballina Kronika Aksidentohet gazetarja tetovare, makina e përplasi sapo doli nga televizioni

Aksidentohet gazetarja tetovare, makina e përplasi sapo doli nga televizioni

Xhumadije Ibrahimi gazetarja e Tv Klan në Maqedoninë e Veriut ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mediat vendase raportojnë se Ibrahimi është aksidentuar këtë pasdite në afërsi të zyrave të televizionit ku punon.

“Në orët e pasditës, në Rrugën e Ilindenit në Tetovë, në afërsi të selisë së Klan Maqedoni, duke kryer obligimet e përditshme gazetareske, kolegia jonë Xhumadije Ibraimi është goditur nga një veturë”, shkruajne mediat maqedonase.

Në momentin që gazetarja ka dalë jashtë ambienteve të medias për të cilën raporton, është goditur nga një makinë.

Aktualisht ajo ndodhet në Spitalin e Tetovës, jashtë rrezikut për jetën.

Me rekomandim të mjekëve gazetarja është dërguar në Klinikën Neurokirurgjike në Shkup për ekzaminime të mëtejshme, ndërkohë që autoritetet lokale po punojnë oër të gjetur shkakun e aksidentit që plagosi gazetaren.

VIDEO bonus:
Loading...