Ballina Kronika 21-vjeçari aksidenton këmbësorët nga një fshat i Tetovës

21-vjeçari aksidenton këmbësorët nga një fshat i Tetovës

Dje (31 maj), rreth orës 19 e 40 minuta, në kryqëzimin e rrugëve ,,Vidoja Smilevski Bato” dhe ,,Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, vetura e tipit ,,Reno Megan” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 21-vjeçari B.B. nga Tetova, ka aksidentuar këmbësorët B.M. (20) dhe E.L. (22) të dy nga Pallçishti i Epërm.
Këmbësorët e lënduar janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për t’ju ofruar ndihmnë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes, ispektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews