Ballina Sport U “zhduk” për 40 minuta në mesnatë, ç’ndodhi me Messin? Instagrami nis...

U “zhduk” për 40 minuta në mesnatë, ç’ndodhi me Messin? Instagrami nis hetimet

Messi është “zhdukur” nga fusha prej më shumë se dy muajsh, prej pandemisë së Covid-19, ndërsa mbrëmë, për disa minuta, ai ka munguar edhe në Instagram. Për afro 40 minuta, pas orës 01:00 të mëngjesit, llogaria e Leos në rrjetin social të lartpërmendur u shfaq bosh. Asnjë mesazh, asnjë numër ndjekësish, asgjë fare.

Shpejt, përdoruesit i bënë jehonë këtij kurioziteti në rrjetet e tjera sociale, veçanërisht në Twitter, ku u publikuan fotografi që shfaqnin Messin pa llogarinë e tij, e cila ka 152 milionë ndjekës. Pas atyre 40 minutave, Instagrami zgjidhi incidentin teknik dhe llogaria e Messit u kthye. Tani, rrjeti social ka inicuar një hetim për të parë se çfarë ka ndodhur, pasi nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë.

Siç pritej, disa përdorues kanë shfrytëzuar rastin të argëtohen me “meme”, duke bërë shaka me mundësinë që Cristiano Ronaldo, Florentino Pérez ose José Mourinho qëndrojnë pas kësaj rënieje të përkohshme të llogarisë së Messit në Instagram.

VIDEO bonus:
Loading...